Pesë lojtarët me më së shumti gola në fanellën e kombëtares – Lajmi.net
Pesë lojtarët me më së shumti gola në fanellën e kombëtares
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 21:44, 25 March 2018
Kombëtarja e Portugalisë ka mposhtur 2:1 Egjiptin në miqësoren e zhvilluar në Cyrih.

Të dy golat për Portugalinë i shënoi Cristiano Ronaldo.

Me këto dy gola, portugezi arrin në kuotën e 81 golave me kombëtare, duke kaluar në renditje legjendën e Japonisë, Kamamoto.

Lojtari me më së shumti gola me kombëtaren, është Ali Daei i Iranit, me gjithsejtë 109 gola.

Top pesë lojtarët me më së shumti gola me kombëtare:

Ali Daei (Iran): 109 gola në 149 ndeshje

Puskas (Hungari): 84 gola në 85 ndeshje

Cristiano Ronaldo (Portugali): 81 gola 148 ndeshje

Kamamoto (Japoni): 80 gola në 84 ndeshje

Chitalu (Zambia): 79 gola në 111 ndeshje

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO