Pesë kompani drejtojnë ankesë në ‘Gjykatën e tenderëve” për tenderin 100 milionësh të Lutfi Zharkut

Dhënia e një tender në vlerë prej rreth 100 milionë eurove për ndërtimin e Autostradës A7 u bë publik në ditën e fundit të qeverisjes së ministrit të LDK-së, Lutfi Zharku. Pesë kompani kanë ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke pretenduar se prokurimi i ministrisë shkeli ligjin disa herë kur i eliminojë nga gara.

Lajme

04/10/2017 12:37

Ministria e Infrastrukturës me të cilën ka udhëhequr, Lutfi Zharku i LDK-së, në ditën fundit të punës shpalli fituesitn e tenderit për ndërtimin e Autostradës A7.1 – Kryqëzimi në Disnivel R6/R7.1 (Banullë) deri te Dheu i Bardhë (kufiri me Serbinë)

Ljami.net kishte raportuar se vlerësimi i këtij tenderi u bë duke tentuar të dëmtohet buxheti i shtetit për miliona euro, pasi me tender u shpërblyen kompanitë më të shtrenjta. Lajmi: (Si tentoi Ministria e LDK-së keqpërdorimin e tenderit 100 milionë euro në ditën e fundit të qeverisjes (Dokument)

Pasi ankesa e tyre nuk ishte marrë për bazë nga ana e ministrisë, pesë kompani garuese të cilat kanë pasur çmim më të lirë e që janë eliminuar nga gara për arsyeje të ndryshme, kanë  ushtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit duke e kundërshtuar vendimin e ministrisë.

Kompania “Lika Trade” nga Deçani, po pretendon se kur është eliminuar nga gara, prokurimi i ministrisë nuk ka zbatuar “Ligjin e prokurimit publik, nenin ..36 tenderët e pa përgjegjshëm- tenderët të cilët nuk janë në përputhje me: a dosjen e tenderit, duke përfshirë kresat teknike dhe kontraktuale, b. Kërkesat e legjislacionit përkatës, c. Nuk përmbushin kresat e autoritetit kontraktues siç janë në dosjen e tenderit”, shkruan lajmi.net.

“Lika Trade” po ashtu synon që janë cenuar dispozitat e nenit 59- egzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve. Po ashtu se janë shkelur dispozitat e nenit 60.

Konzorciumi i kompanive “Eskavatori”, “ABAD”, konsideron se Autoriteti kontraktues e ka shkelur disa herë ligjin për këtë aktivitet të prokurimit. “Autoriteti kontraktues ka bërë shkelje të neneve 1, 6, 7, 56 par. 1 pika 1.1, dhe par. 3, 59 par. 4 të Ligjit të Prokurimit Publik”.

Ndërsa, “Conex Group”, po konsideron që është eliminuar pa të drejtë  dhe mendon që autoriteti kontraktues e shkeli Ligjin e prokurimit, tek neni 59- ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve, si dhe dispozitat e nenit 60, kriteret për dhënie të kontratës, ku theksohet “autoriteti kontraktues duhet ti japë kontratën publike operatorit ekonomikë që ka dorëzuar tenderin e përgjegjshëm me çmimin më të ulët”.

Konzorciumi i kompanive”GP& Papenburg&Ardiani”, është ankuar se është shkelur neni 56 paragrafi 3 i ligjit të Prokurimit. “Nga autoriteti kontraktues janë kërkuar kritere të cilat nuk janë paraparë dhe nuk janë specifikuar në njoftimin për kontratë dhe në dosjen e tenderit”, thuhet në ankesën e këtij grupi operatorësh drejtuar OSHP-së

Grupi i kompanive “Fusha” shpk dhe “4 A-M” SHPK, ka njoftuar për arsyeje e eliminimit,  të cilat sipas tyre janë të pa qëndrueshme. “Autoriteti kontraktues pretendon se nuk janë përmbushur pikat 1, 2, 3 të nenit 9.1 & 9.2 mbi mundësit teknike dhe/ ose profesionale e më konkretisht M. Projektit, U. Punishtes dhe gjeodeti nuk ka referenca. Ky  pretendim i autoritetit kontraktues nuk qëndron.  Për këta tre inxhinier, por edhe për inxhinier tjerë janë paraqitur referencat nga shoqëritë përkatëse FUSHA dhe 4 A-M. Eksperienca e tyre shumë vjeçare si dhe e vetë kompanisë”, thuhet në ankesë. /Lajmi.net/

eskavatori fusha papenberg-ardiani