Pesë këshilla stili: Si të dukeni si një zonjë e vërtetë dhe elegante

Nuk ka ndonjë recetë të përgjithshme se si të dukeni e përsosur.

Lifestyle

20/02/2018 11:46

Ndonjëherë as paratë nuk mund t’ju ndihmojnë në këtë aspekt sepse të dukurit e mahnitshme dhe të blerit rroba të shtrenjta janë gjëra krejtësisht të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka disa sekrete të cilat mund t’ju ndihmojnë ta përmirësoni stilin tuaj dhe të dukeni si modele e ballinës së revistës ‘Vogue’.

Jepni përparësi rrobave me ngjyrë më të ndritshme

Kombinimi i ngjyrave të tilla është përgjegjës për pamjen e përgjithshme të elegancës.

Prandaj, nëse dëshironi të dukeni e shtrenjtë dhe elegante, gjithmonë kombinoni ngjyra të tilla.

Blini aksesorë të kualitetit të mirë

Çantat, rripat, shalli, kapuçat dhe aksesorët tjerë mund të bëjnë mrekulli.

Aksesorët me stil mund t’i shndërrojnë edhe pizhamet e thjeshta në diçka elegante.

Mbani mend: një çantë e mirë origjinale e një brendi të panjohur duket shumë më mirë sesa një çantë fals e një brendi të njohur.

Përfshini rrobat e bardha

Bëjeni ngjyrën e bardhë karakteristikë kryesore të imazhit tuaj. Pantallonat e bardhë, këmisha ose pallto duken tejet elegante.

Gjithashtu, rrobat e bardha duken edhe më mirë gjatë dimrit.

Vishni vetëm rroba që duken të reja dhe kujdesuni për rrobat tuaja

Gjithmonë vishni rroba që duken të reja dhe gjithmonë kujdesuni për rrobat tuaja.

Pastroni rrobat rregullisht.

Ndryshoni pullat e palltos

Një nga mënyrat më të thjeshta për t’i bërë rrobat tuaja të duken të shtrenjta, është duke i ndryshuar butonat.

Zëvendësoni butonat e plastikës me butona më të bukur. P.sh., mund t’i zëvendësoni ata me butona metali.