Pesë këshilla për të fituar elasticitetin e lëkurës së varur

Kur shtoni në peshë dhe bini në peshë në mënyrë drastike, lëkura varet dhe humbet elasticitetin e saj.

Lifestyle

04/02/2016 18:33

Lipostucioni është një nga zgjidhjet e këtij problemi, por përveçse është i kushtueshëm mund t’ju shkaktojë edhe efekte anësore. Ndiqni këto hapa të thjeshtë dhe lëkura do të fitojë elasticitetin e saj në çdo zonë të trupit.

1. Ushqehuni shëndetshëm

Shmangni ushqimet e yndyrshme dhe ato të shpejta, konsumoni ushqime me përbërës të rëndësishëm si minerale, vitamina, fibra e karbohidrate të shëndetshme.

2. Bëni aktivitet fizik

Përpiquni të aktivizoni muskujt ku keni probleme me varjen e lëkurës. Nëse këtë problem e keni në zonën abdominale atëherë bëni ushtrime specifike për këtë zonë.

3 Pini ujë

Uji e mban lëkurën gjithmonë të hidratuar si dhe largon toksinat dhe mbeturinat e depozituara në trup. Pini sasi të konsiderusehme uji në varësi të peshës trupore.

4. Aplikoni lëng kastraveci

Shtrydhni një kastravec dhe lyeni zonat problematike. Përdoreni këtë procedurë 2 herë në ditë derisa të shikoni rezultatet e dëshiruara. Përveç lëngut të kastravecit përdorni edhe kremra me efekt shtrëngues, me Q10.

5. Përdorni vajra esencialë dhe bëni masazh

Vaji jojoba, vaji avokado dhe vaji i farave të rrushit janë shumë të mirë për tërheqjen e lëkurës dhe forcimin e saj. Bëni masazh per 15­20 minuta në këtë zonë dhe aplikoni vajrat esencialë 2 herë në ditë.