Pesë këshilla për Mourinhon

Chelsea është pranë përfundimit të një sezoni pa asnjë titull të fituar. Çka duhet të bëjë Jose Mourinho në edicionin e ri? Ju sjellim pesë këshillat për të.

Sport

01/05/2014 16:52

Humbja e thellë 3:1 nga Atletico Madrid të mërkurën mbrëma e ka lënë Chelsean në prag të përfundimit të një sezoni pa asnjë titull të fituar.

Rikthimi i Jose Mourinhos në post në verën e vitit të ardhshëm, ishte konsideruar si fillim i një epoke të re në Stamford Bridge dhe ishte pritur që Chelsea të rikthehet në krye të Premierligës, pas dështimit për të fituar titullin në tri edicionet e kaluara.

Por, strategu portugez i cili iu referua vetes si ‘Happy One’ në konferencën e parë për shtyp pas rikthimit në klub, nuk u duk aq i lumtur pas eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sports Mail ka publikuar pesë këshilla, ose më mirë të themi pesë gjëra të cilat ai duhet t’i bëjë në sezonin e ri.

1 – Chelsea duhet të shpenzojë. Talentët e mëdhenj kushtojnë, dhe nëse dëshiron të rindërtojë ekipin, Mourinho duhet të sjell gjak të ri në ekip.

2– Shitja e Torresit. Sulmuesi spanjoll duket i zbehtë tek Blues – edhe pse shënoi golin e vetëm të Chelseas kundër Atletico Madridit – dhe duhet të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

3 – Besimi tek të rinjtë. Mourinho duhet të tregojë më tepër besim tek futbollistët e rinj dhe Chelsea ka mjaft, në radhët e saj, ose të huazuar në klube të ndryshme evropiane.

4 – Sulm, sulm, sulm. Mourinho zakonisht shfaqet me taktikë të kujdesshme në duele e shpeshherë akuzohet për ‘parkimin e autobusit’. Ai duhet të sulmojë më tepër.

5 – Harroj lojërat mendore. Ngacmimet me ndonjë deklaratë, për të kthyer vëmendjen tek ai në vend të skuadrës, ka qenë gjithmonë strategji e Mourinhos. Mirëpo, edhe kjo nuk është duke i sjell më sukses andaj duhet ta anashkaloj.