Pesë kërcënimet e mëdha të Bayernit për Realin

Bayern Munich dhe Real Madrid janë vënë përballë në shortin e Ligës së Kampionëve.

Sport

13/04/2018 18:20

Këto dy skuadra do të takohen në gjysmëfinale të kësaj gare, për të kërkuar finalen që do të luhet këtë sezon në Kiev të Ukrainës.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Real Madrid me shumë vështirësi eliminoi Juventusin, ndërsa Bayern Munich spanjollët e Sevillas.

‘MundoDeportivo’ i ka kushtuar një artikull kësaj ndeshje, duke potencuar edhe pesë kërcënimet e mëdha të Bayernit për Realin.

Sipas medias katalane, James Rodriguez, Thomas Muller, Franck Ribery, Arjen Robben dhe Robert Lewandowski janë pesë kërcënimet e mëdha të Bayernit për Realin e Madridit./Lajmi.net/