Pesë kandidatët e Milanit

Revolucioni ka filluar. Adriano Galliani ka paralajmëruar se para përfundimit të këtij viti do të largohet nga detyra e nënkryetarit, dhe sipas njoftimeve do të zëvendësohet nga Barbara Berlusconi, bija e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi. Por, skuadra nga edicioni i ri pritet të ketë edhe një trajner të ri në bankinë. Si do që…

Sport

30/11/2013 09:21

Revolucioni ka filluar. Adriano Galliani ka paralajmëruar se para përfundimit të këtij viti do të largohet nga detyra e nënkryetarit, dhe sipas njoftimeve do të zëvendësohet nga Barbara Berlusconi, bija e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi.

Por, skuadra nga edicioni i ri pritet të ketë edhe një trajner të ri në bankinë. Si do që të përfundojë ky stinor, stoli i Massimiliano Allegrit është i rrezikuar.

Clarence Seedorf është një prej emrave më të përkrahur nga Berlusconi, për karizmin dhe imazhin e tij, mirëpo mungesa e përvojës në detyrën e trajnerit nuk e bind fort Barbaran.

Përvojë janë duke fituar Filippo Inzaghi, së pari me ekipin Allievi tani me Primaveran. Ish sulmuesi i Milanit duket se ka tejkaluar Devis Mangian, ish selektorin e ekipit U-21 të Italisë, të sponsoruar nga Arrigo Sacchi.

Kujdes edhe nga Roberto Donadoni, e mbi të gjitha edhe Marco van Basten i cili është duke bërë punë të mrekullueshme në Heerenveen. Kërkimi ka filluar.