Pesë javë votime, 815 milionë votues

Në Indi janë hapur të hënën kutitë e votimit për zgjedhjet nacionale, derisa analistët e cilësojnë këtë proces si “ushtrimi më i madh i demokracisë në botë”.

Bota

07/04/2014 09:47

Rreth 815 milionë njerëz, janë regjistruar që të votojnë gjatë pesë javëve të ardhshme, sa do të zgjasë ky proces.

Votuesit do të zgjedhin mes partisë aktuale në pushtet dhe opozitës nacionaliste e njohur si BJP.

Sipas analistëve dhe sondazheve të realizuara atje, partia opozitare BJP ka gjasë që të marrë pushtetin, duke i dhënë fund kështu sundimit prej më shumë se një dekadë nga partia aktuale në pushtet.

Të hënën, votimi ka nisur të mbahet në gjashtë zonat verilindore.

Masat e sigurisë janë shtuar për shkak të rreth 40 grupeve aktive seperatiste në pjesën lindore, të cilët mund të tentojnë të dëmtojnë procesin zgjedhor.