Pesë hapa të thjeshtë për të mësuar një gjuhë të re

A keni filluar ndonjëherë të lexoni një libër në anglisht dhe e keni lënë në gjysmë sepse ka qenë shumë i vështirë?

Lifestyle

02/03/2018 09:17

Librat janë një metodë efikase për mësimin e gjuhëve të reja, mirëpo disa libra thjesht janë më lehtë të lexueshëm nga të tjerët, transmeton lajmi.net

Çfarë duhet të bëni që të mësoni gjuhë të re përmes një libri, duke e kuptuar atë?

Merrni një libër i cili i ka dy gjuhë, pra gjuhën që e flisni dhe gjuhën që dëshironi ta mësoni. Në librat e tillë, njëra faqe është në gjuhën tuaj dhe në faqen tjetër paralelisht është e njejta storie në gjuhën tjetër.

Lexoni libra për fëmijë. Kështu mund të ktheheni tek historitë që i keni dashur gjithmonë.

Lexoni librin tuaj të preferuar që e keni pasur si fëmijë, vetëm në gjuhën që dëshironi ta mësoni. Storien tashmë të ditur do të jetë më lehtë ta menaxhoni.

Merrni shënime. Shkruani përkthimet që nuk i kuptoni. Në këtë mënyrë do të mësoni shumë më shpejt fjalët e reja. /Lajmi.net/