Pesë gra përballë 65 zv/ministrave burra të Qeverisë së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë diskutuar sot për rreth gjashtë orë për dhunën në familje ndaj gruas dhe pozitën e saj në shoqëri. Por, në fund, në sallë nuk ka pasur deputetë mjaftueshëm për t’i votuar rekomandimet. Por, në fakt cila është struktura gjinore e Qeverisë së Kosovës?

Lajme

08/03/2018 23:17

Muharrema e Rruestema, Milana e Milosha, Isnia e Shukria, e plot emra të burrave tjerë ushtrojnë detyrën e zv. ministrit në Kosovë. Në 21 ministritë e Kosovës ka pasur vend vetëm për dy gra që të udhëheqin me to. Vetëm Albulena Reshitaj e Dhurata Hoxha janë pjesë e kabinetit qeverisës të Ramush Haradinajt, shkruan lajmi.net.

Në këto 21 ministri janë të emëruar 70 zv/ministra.

Në këtë numër hynë vetëm 5 gra. Magbule Shkodra është zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Rejhan Vuniqi -Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme.

Milena Zdrakoviq në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Burbuqe Bakija –Deva në ministrinë e Kulturës. Vesna Mikiq në Ministrinë e Drejtësisë.

Shoqëria kosovare vazhdimisht ka bërë përpjekje për arritjen e barazisë gjinore, e në veçanti avancimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe jetën publike. Për këtë temë 6 orë i harxhoi edhe Kuvendi i Kosovës, ku diskutuan ministra e deputet. /Lajmi.net/