Pesë gola dhe pesë kartonë të kuq (Video)

Dueli mes Montevideo Wanderers dhe Zamoras kishte epilog të rrallë. Ndeshja përfundoi me pesë gola të realizuar dhe po aq përjashtime.

Sport

18/02/2015 15:21

Takimi mes Montevideo Wanderers nga Uruguai dhe Zamoras nga Venezuela solli një epilog të jashtëzakonshëm: pesë gola dhe pesë kartonë të kuq.

Menjëherë në minutën e 20-të, futbollisti i Zamoras, Angel Faria u përjashtua, kurse vendasit mbetën me dhjetë futbollistë pak më vonë kur me karton të kuq u ndëshkua Adrian Colombino.

Në minutën e 78-të u përjashtua një tjetër futbollist i Zamoras, Luis Ovalle.

Kurse, fare në fund, gjyqtari përjashtoi edhe dy futbollistë Juana Masciu (Montevideo) e Johna Murilla (Zamora).

Pasi Zamora e mbylli ndeshjen me tre futbollistë të përjashtuar, Montevideo përfitoi duke fituar me rezultat 3:2.

YouTube player