Pesë gjërat të cilat fëmijët tuaj do t’i mbajnë mend nga ju

Pasi të rriten fëmijët padyshim që do ta marrin si bazë edukimin që ua kanë dhënë prindërit, gjithmonë duke u bazuar në ato gjëra të cilat mbajnë mend nga ta.

Lifestyle

28/02/2017 00:55

Këto janë pesë gjërat të cilat fëmiu yt do t’i mbajë në mend gjithmonë për ju :

1.Fëmijët tuaj do të mbajnë mend momentet kur i keni mbrojtur dhe i keni bërë të ndihen të sigurt, por edhe momentet kur i keni lënë ta përballoni vet frikën.

2.Kujtimet më të çmuara për fëmijët tuaj janë kohërat kur ju ua keni vërë veshin aktiviteteve të tyre dhe në njëfarë forme i keni bërë ata të ndihen të dashur e të rëndësishëm në jetën tuaj.

3.Ajo çka fëmijët tuaj nuk do të harrojnë kurrë për ju, është mënyra se si jeni sjellur ju si çift, si nënë dhe baba.

4.Ata nuk do t’i harrojnë asnjëherë fjalët tuaja komplimentuese dhe as fjalët që ua keni drejtuar me kritikë.

5.Fëmijët asnjëherë nuk i harrojnë traditat familjare që ju ua keni prezantuar atyre ndër vite, sepse pikërisht me ato tradita ata do ta zhvillojnë edhe familjen e tyre në të ardhmen, shkruan Patheos, transmeton GazetaBlic.com