Pesë gjëra që nuk i praktikojmë

Njerëzit nuk pushojnë në kohën kur gjithë të tjerët pushojnë Mesatarja e popullsisë së Amerikës që pushojnë së punuari janë të moshës 61 vjeç. Por, sipas studimit amerikan, njerëzit të cilët punojnë në moshën 57 vjeçare nuk pushojnë dhe nuk dalin në pension deri në moshën 70 vjeçare. Shumica e këtyre njerëzve,  thuhet se vazhdojnë…

Lifestyle

13/10/2013 12:42

Njerëzit nuk pushojnë në kohën kur gjithë të tjerët pushojnë

Mesatarja e popullsisë së Amerikës që pushojnë së punuari janë të moshës 61 vjeç. Por, sipas studimit amerikan, njerëzit të cilët punojnë në moshën 57 vjeçare nuk pushojnë dhe nuk dalin në pension deri në moshën 70 vjeçare. Shumica e këtyre njerëzve,  thuhet se vazhdojnë të punojnë dhe nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Duke shkuar me një propozim më pak stresues, vendosni të dilni në pension. Edhe pse mund të filloni mbledhjen e kursimeve në çdo kohë, që nga mosha 62-70 vjeçare, sa më vonë që filloni aq më shumë fitoni.

Ky artikull  jep disa udhëzime të dobishme për të vendosur se kur mund t’ia filloni.

Njerëzit nuk zgjohen në 6 të mëngjesit dhe nuk kthejnë përgjigje në e-mail

Jeni në dijeni se të arriturat më të larta janë më herët se shumica e njerëzve: Njerëzit 30-45 vjeç zgjohen nga gjumi në orën 6 në një mëngjes tipik vikendi, përderisa The Gaurdinan thotë se njerëzit të cilët janë CEO në kompanitë e mëdha, zgjohen rreth orës 5 të mëngjesit. Por, nuk mund ta dini se çfarë bëjnë këta njerëz me këto ekstra orë në ditë.

Artikulli shkruan se çfarë bëjnë njerëzit zakonisht para mëngjesit dhe jep shumë shembuj të ndryshëm, por asnjëri prej shembujve nuk e përfshin lidhjen në Facebook.  Një grua biznesmene mund ta dijë se si do ta kalojë mëngjesin e saj.  Duke filluar me  pastrimin e inboxit në e-mail, por pasi kjo punë kryhet për 5 minuta, ajo pastaj kohën e mbetur e shpenzon në projektin e saj që  ka të paraparë për ta prezantuar gjatë ditës në punë.  Dhe kjo automatikisht i jep një përparim në karrierë, duke e ngritur në detyrë, apo edhe për punë të tjetra.

Njerëzit nuk refuzojnë oferta të punës për lëvizje anësore

Përderisa fitimtarët e mëdhenj mbajnë njërin sy në pozitën e tyre të radhës, ata nuk janë gjithmonë në kërkim për të lëvizur më lartë në karrierë. Janë në kërkim që të bëjnë lëvizje anësore. Ky grup njerëzish lëviz horizontalisht ose për të marrë një hap përpara. Nëse ekziston një mundësi për të ardhmen dhe për të ecur përpara, nuk ndalen.

Nuk blejnë, nëse mund të marrin me qira

Ëndrra Amerikane është që të kesh një shtëpi. Por, mos mendoni se të gjithë ata që mund ta kenë pa problem, kanë shtëpi. Një rregull për njerëzit e tillë është që “nëse nuk do të jetosh në po të njëjtën shtëpi për 5 vjet, atëherë mos e blej”. Marrja me qira është tani më e popullarizuar se kurrë më parë. Përderisa ju mund ta paguani një shtëpi dhe të jetoni vetëm dy vjet në të, atëherë tregu është përmirësuar në mënyrë të moderuar këtë vit.

Nuk blejnë pa bërë krahasim më shopingun e fundit

Shumë interesant. Blerësit online nuk vizitojnë sallone luksoze sa vizitojnë website online gjatë tërë ditës. Të gjithë e dimë se për të bërë blerje online, kjo ul gjasat e impulsit të blerjes. Një tjetër arsye e kursimeve të parave është se nëse blini nga shtëpia, mund të bëni krahasime të çmimeve më lehtë. Plus, tani ka shumë aplikacione të cilat ju vijnë në telefon si një lloj mesazhi sa herë që ka zbritje dhe kështu mund të jeni në dijeni dhe t’i kapni artikujt më lirë.