Pesë gjëra që duhet t’i dini për Ritën

Rita Ora i ka mbushur 23 vjet sot, ndërsa ne ju ftojmë të njiheni me pesë gjëra të cilat nuk i keni ditur për këngëtaren shqiptare me famë botërore, nga aktrimi në të kaluarën, tek eksperienca që e bëri të ndihet sikur Princesha Diana. 1. Rita ndihet si Princesha Diana Edhe pse Rita ka jetuar…

ShowBiz

26/11/2013 12:00

Rita Ora i ka mbushur 23 vjet sot, ndërsa ne ju ftojmë të njiheni me pesë gjëra të cilat nuk i keni ditur për këngëtaren shqiptare me famë botërore, nga aktrimi në të kaluarën, tek eksperienca që e bëri të ndihet sikur Princesha Diana.

1. Rita ndihet si Princesha Diana

Edhe pse Rita ka jetuar në Britaninë e Madhe që nga vegjëlia, ajo ishte lindur në Kosovë, ku tezet, kushërinjtë dhe gjyshërit jetojnë ende atje. Dhe, duke u kthyer në atdheun e saj, ajo sigurisht se ndien dashuri për atje. Ajo ka thënë ‘Stylist’ se anëtarët e familjes së saj të gjerë jetojnë në një vend i cili ndihet krenar dhe mburret me atë që është duke e bërë Rita. Kushërinjtë e saj e ndjekin çdo ditë, ndërsa pëlqejnë që lokalet e tyre t’i emërojnë me emrin e saj. Kur e kishte vizituar atdheun e saj, ajo kishte thënë se e kishte përjetuar mikpritjen më të mirë ndonjëherë, ndërkohë që ishte ndier si Princesha Diana. Shqiptarët e konsiderojnë Ritën si ambasadore të tyre.

2. Rita ishte aktore

Ritën e njeh bota dhe e do si këngëtare, por nëse kthehemi në adoleshencën e saj, Ora e kishte provuar veten edhe në aktrim. Ajo e kishte luajtur rolin e një vajze në filmin britanik ‘Rosanna’, ku shihej duke e mbajtur një thikë në duar.

3. Rita nuk dëshiron të kthehet më zeshkane

Kur ishte aktore në fëmijërinë e saj, Rita gjithashtu ishte zeshkane. Tash, ajo është një fanatike e flokëve të bardhë dhe duket se nuk dëshiron të kthehet më në zeshkane në një të ardhme të afërt. Këtë e ka konfirmuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare. Rita ka bërë famë si biondinë dhe dëshiron të mbetet ashtu.

4. Rita nuk dëshiron ta vendosë rrjetën në kokë

Si shumë të famshëm tjerë të botës së ‘showbizit’, Rita e kishte përfunduar shkollën e aktrimit ‘Sylvia Young Theatre School’ në Londër. Ajo nuk ishte një model i nxënëses, megjithatë. Ajo pretendonte më shumë. Ajo ishte një nxënëse ‘cool’ dhe refuzonte ta vendoste rrjetën në kokë, në orën e baletit. Rita ishte një ‘rebele’ dhe e vazhdoi rrugën e këndimit, ku është gjendur mjaft mirë.

5. Rita është me ekipin ‘Harry’

Kjo është një pyetje që u bëhet të gjitha femrave në botë. Do të donit të martoheshit me Prince Harry apo me Prince William? Pra, Rita është në anën e Harry. Kur u pyet nga ‘Sugarscape’ se cili do të ishte spekulimi të cilin do ta pëlqente për vete, ajo tha se ai do të ishte që: “Rita po martohet me Princin Harry”, sepse ndoshta do të ndihej përkohësisht e lumtur.