Pesë dështimet e vitit 2017

Janë votat e gazetarëve të ‘Goal.com’, që kanë përpiluar këtë listë, duke marrë parasysh situatën e lojtarëve, formën e tyre te skuadrat dhe kombëtaret, të arriturat e gjithçka tjetër.

Sport

12/11/2017 16:47

‘Goal.com’ të martën do të shpall listën me 50 lojtarët më të mirë në botë për vitin 2017.

50 lojtarët më të mirë të vitit 2017, do të zbulohen të martën nga ‘Goal.com’, duke filluar me renditjen nga i 50-ti deri te i pari.

Janë votat e gazetarëve të ‘Goal.com’, që kanë përpiluar këtë listë, duke marrë parasysh situatën e lojtarëve, formën e tyre te skuadrat dhe kombëtaret, të arriturat e gjithçka tjetër.

Njëri nga yjet që ka mbetur jashtë kësaj liste, është edhe Gareth Bale. Lëndimet e shumta që e përcollën uellsianin gjatë këtij viti, kanë bërë që ai të mos jetë në 50 lojtarët më të mirë të vitit 2017, ndërsa një vit më parë u rendit i pesti.

Bale është njëri nga pesë yjet e futbollit që ka mbetur jashtë kësaj liste.

Riyad Mahrez, Mesut Ozil, Gerard Pique dhe Sergio Aguero, janë lojtarët tjerë që nuk e kanë zënë një vend në 50 lojtarët më të mirë të vitit 2017./Lajmi.net/