Pescara bie nga liga, Memushaj befason me skuadrën e re

Pescara ka zyrtarizuar edhe matematikisht rënien në Serinë B pas humbjes së djeshme 1-4 ndaj Romës. Gjithsesi Memushaj nuk pritet që të ndjekë fatin e skuadrës së tij për në Seria B.

Sport

25/04/2017 14:13

Mesfushori i kombëtares sonë pritet që mbetet pjesë e Serisë A.

Sipas mediave italiane, Ledian Memushaj është që tani një objektiv i Bolongës, që kërkon një lojtar me tiparet e 30 vjecarit vlonjat për të zëvendësuar Blerim Dzemailin, i cili pritet të largohet në Amerikë.

Memushaj është një nga lojtarët me më shumë minuta te Pescara në këtë sezon, teksa në 31 ndeshje ka mundur të shënojë një gol dhe të asistojë në tre raste shokët e skuadrës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy