Përzieni kripë me vaj ulliri dhe për 5 vitet e ardhshme shpëtoni nga dhimbja në qafë

Personat që kanë probleme me qafën dhe më konkretisht me pjesën e pasme të saj, zakonisht janë të rrethuar nga ilaçe të shumta.

Lifestyle

02/04/2018 15:25

 

Megjithatë ka disa zgjidhje natyrale, të cilat janë edhe më efikase se këto të fundit.

Osteokondroza e qafës, e cila është një prej sëmundjeve më të shpeshta të qafës dhe shpinës, mund të kurohet me fare pak përbërës natyral.

Me zgjidhjen që ju propozojmë do i thoni lamtumirë dhimbjes së qafës, kokës dhe trupi juaj do të ndihet më i relaksuar.

Gjithë çfarë ju duhet janë 10 lugë kripë dhe 20 lugë vaj ulliri. Duhet thjesht ti përzieni këta dy përbërës në një enë xhami, të cilën duhet ta mbyllni në mënyrë hermetike për dy ditë. Pas 48 orësh, masa për dhimbjen në qafë është gati. Gjithë çfarë duhet të bëni është të masazhoni.

Aplikojeni masën e përftuar në zonën e interesuar në mëngjes. Mjafton ta fërkoni në lëkurë. Fillimisht masazhojeni zonën për 2-3 minuta, ndërsa më tej rriteni gradualisht ritmin. Masazhi duhet të zgjasë 20 minuta.

Në fund të masazhit, pastrojeni zonën me një peshqir të lagur. Pas dhjetë ditësh trajtimi, kjo zgjidhje do të lehtësojë qarkullimin si dhe do të rigjenerojë kockat.

E mira është se ky trajtim premton zgjidhje të tillë, sa që në pesë vitet e ardhshme, nuk do të keni nevojë për mjekim./tesheshi.com/