Përzgjedhësi i Argjentinës flet për mos-grumbullimin e Messit në Kombëtare

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka treguar për mos-grumbullimin e Leo Messit.

Sport

21/08/2018 23:06

Scaloni deklaroi që asnjë trajner në botë nuk do të donte të privohej nga një lojtar si Messi, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në lidhje me Messin ishim shumë të qartë. Nuk kam folur me atë në lidhje me atë çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Scaloni.

“E kontaktova dhe i thashë se nuk do të ishte i grumbulluar në këtë rast, por asnjë trajner në botë nuk do të dëshironte të privohej nga Messi”.

“Do të ishte e pakujdesshme nga ana ime t’i thoja Lionelit që të qëndrojë në Spanjë dhe të mos vijë me ne”, shtoi ai. /Lajmi.net/