Përzgjedhësi i Austrisë flet pas fitores ndaj Kombëtares Shqiptare

Përzgjedhësi i Austrisë, Marcel Koller, është shprehur i pakënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në pjesën e dytë ndaj Shqipërisë.

Sport

26/03/2016 23:08

Marcel Koller e ka pranuar se paraqitja e Austrisë ndaj Shqipërisë në pjesën e dytë të ndeshjes nuk ishte e mirë.

Megjithatë, trajneri zviceran shpreson që kjo ndeshje të shërbejë si mësim për ta.

“Në mbrojtje nuk patëm asnjë problem gjatë pjesës së parë”, tha ai pas ndeshjes.

“Në pjesë e parë ishim mirë, ndërsa në të dytën i lamë më shumë hapësirë shqiptarëve që të dilnin në lojën e tyre duke ndenjur shumë pasivë.”

“Pjesa e dytë nuk ishte aq e mirë për ne sesa ajo e para. Gjithsesi, ka edhe ndeshje jo të mira, por më mirë tani se në Evropian. Le të na shërbejë kjo ndeshje si mësim për ne”, deklaroi Koller, transmeton Albeu