Përvjetori i Srebrenicës zgjon interes të madh të mediave ndërkombëtare

Për përvjetorin e masakrës së Serbrenicës po shkruajnë edhe shumë media botërore. Njëra ndër ta është agjencia e lajmeve CNN e cila në fokus të veçantë e kishte fjalimin e Presidentit Bill Clinton për rolin e tij në luftën e Bosnjës por edhe të Kosovës

Lajme

11/07/2015 15:25

Gazetarja Christiane Amanpour pas fjalimit të Bill Clinton thotë se është njëri ndër fjalimet më të mira dhe me emocionuese, transmeton Express.

“Presidenti Clinton ishte i mrekullueshëm në fjalim. Ai flet si asnjë lider tjetër”, tha ajo duke vazhduar se në fjalim ai ka përmendur dy misionet e rëndësishme të administratës së tij, atë në Bosnje dhe Kosovë.

“Puna ime në BeH dhe më vonë në Kosovë, është më e rëndësishmja që kam bërë në jetë. Më vjen mirë që paqja u mbajt, por u kemi mbetur shumë borxh nënave, grave, popullit, për atë që duhet ta bëjmë”, tha Clinton

CNN po ashtu shkruan se cilat ishin mesazhet kryesore të Presidentit duke përmendur

“Unë jam duke ju lutur juve që të mos e leni këtë monument, mos e leni këtë vend që të jetë vetëm një monument por edhe të jetë shembull i mirëqenies”.

“Njerëzimi është shumë më i rëndësishëm se ajo që na ndan neve, dhe bota është duke u përballur me këtë sfidë”.

Po ashtu kjo agjenci ka shkruar për masakrën e 8000 burrave dhe varrimin e 136 trupave të gjetur.