Përveç Tesla, të gjitha veturat elektrike dështojnë në shitje

Veturat luksoze dhe të shtrenjta elektrike kanë dështuar të arrijnë synimet në tregun e shitjeve dhe shumë prej tyre do të duhet të kthehen prapa, thotë një raport nga banka Morgan Stanley.

Auto & Tek

29/05/2014 01:01

Motorët tradicional me rrymë do të duhet të rikthehen prapa në prodhim, pasi që veturat jo-elektrike do të jenë më të favorizuara dhe më të pëlqyera nga blerësit, thuhet në raport.

Renault nga Franca më herët pati thënë se 10% e shitjeve botërore të veturave do të jenë elektrike deri në vitin 2020. Por kjo është vetëm 1% në raportin e cituar nga banka.

Vetëm Tesla Motors, me veturat elektrike sportive më të mira dhe më luksoze mund të arrijnë sukses, tha një analist nga banka Morgan.

Çmimet e larta kanë bërë që entuziazmi i blerësve të veturave elektrike të bie, përveç disa veturave që janë pëlqyer nga disa qeveri botërore për tu blerë.

Shkaku i dështimeve të shumë firmave që kishin krijuar vetura elektrike është se bateritë e veturave kanë qenë shumë të dobëta dhe janë të shtrenjta për tu ndërruar.

Nuk është vetëm se blerësit janë të pakënaqur me çmimet e veturave elektrike. Prodhuesit janë të pakënaqur gjithashtu. Më herët këtë javë, CEO nga Fiat Chrysler Automobiles Sergio Marchionne tha në publik se firmat duhet tu shmangen blerjeve të baterive për Fiat, pasi që çdo herë që blerësi u ankua për baterinë dhe e ktheu atë, kompania humbi $14,000.