Përveç Ritës, edhe kjo vajzë mori vëmendje në Londër me flamurin kombëtar shqiptar

Dje në Londër u mbajt karnevali në të cilin ishte e pranishme Rita Ora ku edhe performoi.

ShowBiz

28/08/2018 10:36

Këngëtarja shqiptare përveç paraqitjes së saj skenike ku dukej tejet seksi mori vëmendjen edhe me një tjetër veprim, shkruan lajmi.net

Bëhet fjalë për flamurin që e mbante në krahë e që ishte flamuri kombëtar shqipar. Me këtë ajo e dëshmoi edhe njëherë që është krenare që është shqiptare ndërsa këtë e bëjnë familjarisht.

Edhe motra e saj Elena Ora vallëzonte me flamur në krahë e në botën e patriotizmit ishte inkuadruar edhe i dashuri i huaj i Ritës i cili është fotografuar poashtu me flamur./Lajmi.net/