Përveç Palmer, këta janë dy zyrtarët e tjerë amerikanë që nënshkruan letrën për taksën

Institucionet e Kosovës e kanë marrë edhe një paralajmërim tjetër nga SHBA-ja për taksën.

Lajme

12/02/2019 18:19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe njëherë kanë paralajmëruar Prishtinën, se nese nuk ka pezullim të taksës, do të ketë rishqyrtim të raporteve mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.

Kjo letër, përveq Matteë Palmer që mban postin e Zëvendësasistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, është nënshkruar edhe nga Laura Cooper e Pentagonit si dhe nga Drejtori i shtetit Amerikan për Marrëdhënie Evropiane, John Erath.

Kujtojmë se tash e sa kohë, i vetmi që po insistion në mos pezullimin e taksës është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Ai madje tha sot se taksa mund të qëndrojë deri në pafundësi, nëse nuk ka marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkaq, pro një pezullimi të taksës ka dalur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka deklaruar se një masë e tillë nuk lidhet aspak me heqjen përfundimtare të tarifës. /Lajmi.net/