Përveç kënaqësisë, këto janë përfitimet që vijnë nga seksi

Seksi na ndihmon që të ndihemi mirë, por gjithashtu i bën mirë edhe shëndetit tonë. Një këshilltar seksi në New York thotë se dëshira seksuale përmirëson edhe vetëbesimin.

Lifestyle

11/12/2014 17:32

“Nëse ju nuk keni ndjenja seksuale, do të thotë që diçka tjetër po ndodh në jetën tuaj. Ju mund të keni rënë në depresion dhe keni prishur regjimin ushqimor”, thotë këshilltari i seksit. Por, si ndikon seksi në shëndetin tonë?

1. Seksi ndihmon zemrën tuaj 
Një ereksion i mirë është i barabartë me një zemër të fortë. Një studim i tillë është publikuar në vitin 2008 në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë.
 
2. A ndihmon seksi në performancën sportive?
Seksi mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas një studimi të realizuar në vitin 2004, personat që bënin seks 21 herë në muaj ishin më pak të rrezikuar nga kanceri i prostatës krahasuar me ata persona që bënin seks 4 deri në 7 herë në muaj, transmeton Lajmi.net.
 
3. Seksi ndihmon në punën tuaj
Sipas antropologes Helen Fisher, seksi i rregullt përmirëson aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe nxit bashkëpunimin më të mirë.
 
4. Seksi ju bën të dukeni më të rinj
Një studim që kishte përfshirë rreth 3500 gra dhe meshkuj nga Europa dhe Amerika, të cilët bënin seks rregullisht, dukeshin më të rinj se moshatarët e tyre.
 
5. Seksi të lehtëson nga streset
Duke iu referuar studiuesve, femrat pasi përjetojnë një orgazëm, aktivizohen disa pjesë të trurit të cilat ndihmojnë në lehtësimin e stresit. Kjo është arsyeja pse hulumtuesit rekomandojnë që partnerët të kryejnë rregullisht seks.
 
6. Seksi zgjon trurin
Shkencëtarët pohojnë faktin se në qoftë se bëni seks sapo zgjoheni nga gjumi, zgjimi seksual është një kombinim ndërmjet zgjimit fiziologjik dhe zgjimit psikologjik. Shkencëtarët rekomandojnë jo vetëm seks të rregullt, por edhe një jetë seksuale që i përfshin të gjitha.