Përurohet sistemi i ri i gjendjes civile

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kanë përuruar sistemin e ri të gjendjes civile.

Lajme

06/07/2018 16:55

Tani e tutje, qytetarët e Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë: lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë, njofton Klan Kosova.

Me këtë shërbim, shtetasve të Republikës së Kosovës, iu krijohet lehtësi e madhe për pajisje me dokumente personale siç janë ai për letërnjoftim dhe pasaportë.

Ky sistem prej sot fillon të funksionojë në konsullatat e Kosovës, në shtetet e lartcekura, ndërsa, pritet në vazhdim të krijohet mundësia teknike dhe ligjore edhe për konsullatat tjera të Kosovës./Lajmi.net/