Përurohet Qendra e Paraburgimit në Prishtinë, është ngjitur me banesa!

Nga sot Prishtinës i është shtuar edhe një qendër e re e paraburgimit me rreth 10 mijë e 500 metra katrorë.

Lajme

05/01/2018 13:36

Prerjen e shiritit të kësaj qendre e bëri Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ai i Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Kreu i ministrisë së Administratës Publike, Yagcilar tha se me përurimin e kësaj qendre po theksohet përkushtimi i qeverisë në sundimin e ligjit.

“Ky projekt i rëndësishëm i cili është investuar me mjetet e buxhetit të Republikë së Kosovës por gjithashtu është realizuar me njerëz nga qeveria e Kosovës nga shërbimi korrektuese nga personeli i Ministrisë së Drejtësisë e Administratës Publike-departamenti i inxhinierisë”.“Edhe në këtë aspekt të plotësojmë kushte nga aspekti i sundimit të ligjit por nga ana tjetër në fushën e ndërtimit dhe inxhinierigut dhe mirëmbajtjen e objekteve e kemi  krijuar një përvojë të re dhe besoj që të gjitha këto përvoja do të shfrytëzohen të ardhmen të fuqizojnë shtetin nga aspekti ligjor por edhe shtetin nga aspekti i funksionimit”, tha Yagcilar, raporton Ekonomia Online.

26551465_1010135072460259_2032258355_n

Ndërsa i pari i Drejtësisë, Abelard Tahiri u zotua se përveç kësaj qendre do të kushtojë vëmendje edhe përmirësimit të gjendjes në çdo qendër korrektuese.Tahiri gjithashtu tha se do të sigurohet respektimi i të drejtave fundamentale të të burgosurve.

“Me qëllim të sigurimit të kushteve sa më adekuate për trajtim të personave në vuajtje të dënimit dhe krijimi i një ambienti adekuat dhe të dinjitetshëm, tashmë janë hapur disa qendra të reja siç është Burgu i Sigurisë së Lartë dhe pikërisht kjo qendër e paraburgimit me kushte bashkëkohore e cila do të jetë në dispozicion që nga sot e tutje diku me një sipërfaqe prej 100 mijë e 500 metra katrorë”.“Pra, infrastrukturën si objektiv nuk do të përfundojmë me kaq. Si ministër i Drejtësisë do t`i kushtoj vëmendje secilës qendër korrektuese për të bërë të gjitha përmirësimet e nevojshme në mënyrë që personat që janë në vuajtje të dënimit të kenë kushte të konsoliduar dhe ambient adekuat gjatë qëndrimit në këto institucione”, shtoi Tahiri.“…Jam shumë i bindur që viti 2018 padyshim që do të jetë vit i fuqizimit të sundimit të ligjit, vit i fuqizimit të agjencive ligj-zbatuese”, përfundoi Tahiri.

26637854_1010135082460258_1834922599_n

Kjo qendër e paraburgimit është e ndërtuar shumë afër objekteve banesore.

Lajmi.net kishte raportuar për këtë problem në kohën kur kishte nisur së ndërtuari kjo qendër.

Për më shumë lexo edhe:

Skandal: Qendra e Paraburgimit në Prishtinë ngjitur me objektet e banimit (Foto/Video)