Përurohet penda e ujitjes në fshatin Skivjan

Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila ka marrë pjesë në përurimin e pendës për ujitjen e tokave të fshatrave Skivjan, OsekHyl dhe Planqor.

Lajme

03/09/2015 14:10

Fermerët e fshatit Skivjan dhe fshatrave për rreth të cilët do të përfitojnë nga ky projekt kapital, e kanë vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë Lokale për financimin e projekteve kapitale në fushën e bujqësisë.
Fillimisht për punën dhe përkrahjen e fermerëve nga Komuna e Gjakovës foli Drejtori i Drejtorit të Bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural, Bekim Ermeni, i cili përmendi kapacitetet e Komunës së Gjakovës për zhvillimin e përgjithshëm të bujqësisë.
Ndërkohë, Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila tha se me kënaqësi sot ndodhet në mesin e fermerëve për t’i inkurajuar ata që të vazhdojnë më tutje me punën e tyre të vlefshme bujqësore. “Nga dita në ditë Komuna po angazhohet që të krijojë kushte të volitshme për bujqit e kësaj ane dhe të tërë territorit të Komunës së Gjakovës”, ka thënë ajo.
“Jemi duke u angazhuar që bujqësinë ta rikthejmë në veprimtari kryesore ekonomike dhe t’i mbështesim fermerët qoftë me infrastrukturë, mjete të punës dhe benificione tjera sipas mundësive që kemi”, tha ndër të tjera kryetarja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në postimin e kryetares Kusari-Lila, në Facebook.

Ky projekt kapital, është implementuar në kuadër të skemës së investimeve kapitale të Drejtorisë së Bujqësisë me vlerën mbi 52 mijë euro, ndërsa në fokus të ujitjes janë mbi 60 hektarë tokë bujqësore, përderisa, në fshatin Skivjan janë ndërtuar edhe 300 metra kanal për ujitje./lajmi.net.