Personi zbulon kompjuterin 30-vjet të vjetër të Apple, ende punon

Një profesor i New Yorkut zbuloi një kompjuter 30-vjeçar të kompanisë Apple që është ende në gjendje të funksionojë.

Auto & Tek

21/02/2019 14:07

John Pfaff gjeti kompjuterin në papafingo të prindërve të tij, ia largoi pluhurin dhe, për çudi, nisi të punonte, transmeton lajmi.net.

Ai thotë se vuri në kompjuter një disk të vjetër lojërash, i cili ngarkonte lojën dhe madje pyeti nëse donte të rivendoste një lojë të ruajtur.

Apple lle është modeli i tretë në serinë Apple II të kompjuterëve personalë.

Modeli Pfaff i gjetur në papafingo të prindërve të tij u lansua 36 vjet më parë në janar të vitit 1983. Modeli u ndërpre më pas në nëntor të po këtij viti. /Lajmi.net/