Personi që rrëzon demat me një lëvizje të veçantë – Lajmi.net
Personi që rrëzon demat me një lëvizje të veçantë
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 19:51, 6 December 2018
Disa herë në javë, mësuesi i Kung Fu Ren Ruzhi hyn në një ring për të luajtur për tu ndeshur me dema rreth që kanë rreth pesë herë peshën e tij dhe të aftë madje t'ia marrin jetën atij.

Kjo e shqetëson nënën e tij, por 24-vjeçari nuk është lënduar kurrë nga ky veprim ekstrem. Përveç kësaj, thotë ai, ballafaqimi me një dem të hidhëruar është emocionuese, transmeton lajmi.net.

“Kjo simbolizon trimërinë e një njeriu”, tha Ren për Reuters në Jiaxing në provincën lindore të Kinës të Zhejiang.

Ndryshe nga sporti më i famshëm spanjoll, varianti kinez i luftimit të demave nuk përfshin shpata apo mjete të tjera mprehëse, por në vend të kësaj përdorë aftësinë dhe shpejtësinë e kung fu-së për të rrëzuar kafshët që peshojnë deri në 400 kg.

Ren e quan stilin që ai zotëron “fuqinë shpërthyese të qigongut”, duke thënë se kombinon aftësinë dhe shpejtësinë e arteve marciale me teknikat tradicionale të mundjes. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO