Personi që pretendon të ketë 100% dëshmi që alienët ekzistojnë në Mërkur

Scott C. Waring, i cili drejton "UFO Sightings Daily", publikoi fotografi të asaj për të cilën ai pretendon të jetë "struktura e alienëve".

Fun

07/01/2019 20:03

Nga shtëpitë në Mars tek UFO-t në Tokë, teoricienët e konspiracionit rregullisht pretendojnë të kenë opsione të padëgjuara më parë në lidhje me sistemin diellor, transmeton lajmi.net.

Tashmë, një teoricien konspiracionist pohon se ka evidenca që 100% e vërtetojnë ekzistencën e alienëve në planetin Merkur.

Scott C. Waring, publikoi fotografitë e asaj çfarë ai po e quan “strukturë e alienëve” në një fotografi të planetit Merkur, të realizuar nga NASA.

“Askush nuk mund ta fshehë të vërtetën. Ja ku është prova për ekzistencën e alienëve”, ka shkruar Waring në uebfaqen e tij.

Teoricieni Waring pretendon se ka gjetur një strukturë të ndërtuar nga alienët në planetin Mërkur, të ndërtuar nga për t’u mbrojtur nga speciet e tjera të huaja. /Lajmi.net/