Personi që e solli CR7 te Juventusi niset drejt Amsterdamit për një tjetër marrëveshje të madhe

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka udhëtuar drejt Amsterdamit për të mbyllur marrëveshjen me mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Sport

15/02/2019 14:23

Rruga e Barcelonës për të mbërritur deri te Matthijs de Ligt është vështirësuar.

Është tani edhe Juventusi që ka hyrë në garë për mbrojtësin e talentuar holandez të Ajaxit.

Mediet në Itali raportojnë se njeriu kryesor në transferimin e Cristiano Ronaldos në Serie A, Fabio Paratici, ka marrë përsipër negociatat me Ajaxin për De Ligt.

De Ligt 19 vjeçar, po kalon formë të mirë te Ajax, duke u shndërruar në një nga mbrojtësit më premtues në Evropë./Lajmi.net/