Personi mbeti i bllokuar brenda një automati banke dhe kërkonte ndihmë në mënyrë unike (Foto)

A ka njeri brenda makinerisë ATM që na jep paratë kur ne fusim kartën? Mundet, por të jeni të sigurt që s'është aty me vullnetin e tij të lirë.

Fun

14/07/2017 14:43

Pikërisht kjo ndodhi në Teksas kur një person mbeti i bllokuar brenda një automati banke dhe për të dalë kërkonte ndihme me pusulla të shkruara me dorë që i nxirrte nga vendi ku del fatura e tërheqjes.

Fatkeqi në fjalë është një teknik i bankës që kishte hyrë brenda në ATM për ta riparuar atë, por mbeti i bllokuar brenda. Punonjësi i paidentifikuar kishte harruar telefonin celular në makinë dhe nuk kishte mënyrë tjetër për të kërkuar ndihmë veçse me pusulla të tilla.

“Ju lutem më ndihmoni! Kam mbetur këtu brenda dhe nuk kam celularin me vete. Ju lutem, telefonojini shefit tim”, shkruhet në pusullë. Ngjarja ndodhi në qytetin teksan Corpus Christi.

Gjatë dy orëve vuajtje, që fatmirësisht përfunduan pa asnjë pasojë për nëpunësin, shumë njerëz vazhduan të tërhiqnin para në makineri, pa dëgjuar thirrjet e tij. Richard Olsen, polic lokal, i thirrur në vendngjarje nga disa persona të vëmendshëm që dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe lexuan pusullën, tha se ishte e pabesueshme.

Dëgjova thirrjet dhe në fillim mendova se ishte një kamera e fshehtë deklaroi oficeri Olden, i cili shtoi se kjo të gjesh dikë të bllokuar brenda në një ATM është çmenduri dhe diçka që s’ke për ta parë kurrë më në jetë. /Lajmi.net/