Personat të cilët kanë vështirësi të zgjohen nga gjumi janë më inteligjentë

Nëse bini në gjumë natën vonë dhe zgjoheni nga gjumi vonë, mos u ndjeni keq. Siç duket, kjo mund të jetë ajo që ju bën më inteligjentë, sipas disa hulumtimeve të reja.

Lifestyle

16/05/2017 01:18

Hulumtuesit kanë zbuluar se vështirësia për tu zgjuar nga gjumi në mëngjes është e ndërlidhur me kreativitet dhe inteligjencë.

Studimi, i titulluar “Përse personat të cilët kanë vështirësi të zgjohen nga gjumi, janë më inteligjent”, shpjegon se njerëzit inteligjentë janë më të prirë ta prekin butonin e alarmit “Snooze” sepse është zbulim të cilin paraardhësit tanë nuk e kanë pasur.

Me fjalë të tjera, ata janë më të aftë të adaptohen me jetesën moderne dhe kjo i bën ata më inteligjentë.