Personat e gjatë kanë jetë më të mirë seksuale – Lajmi.net
Personat e gjatë kanë jetë më të mirë seksuale
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 18:19, 12 January 2019
Çështja e gjatësisë është temë e cila shpeshherë diskutohet sa i përket preferencave për një partner.

Shumicën e kohës është, gjatësia është kriter i cili kërkohet te meshkujt dhe shkencëtarët kanë dëshmuar se meshkujt më të gjatë se 182 centimetra kanë shanse më të mëdha për të gjetur një partnere në platforma online.

Por, tani ka një arsye më tepër se përse do t’ju shtohet dëshira për të qenë më të gjatë; sipas ‘Bodylogic MD’, personat e gjatë bëjnë seks më të kënaqshëm!

Anketimi i fundit ka zbuluar se nga 1,000 pjesëmarrës, ata të cilët kishin qenë më të gjatë se miqtë kishin qenë më kënaqur me jetët seksuale.

Hulumtimi nuk ka treguar se si gjatësia ndikon që seksi të jetë më i kënaqshëm, por sugjerohet se personat e gjatë kanë më shumë vetëbesim dhe e konsiderojnë veten më joshës, andaj edhe mund të themi se vetëbesimi është karakteristikë seksi.

Vlen të ceket se meshkujt janë më të brengosur dhe pakënaqur me gjatësinë që kanë sesa femrat.

Në fakt, shumica e meshkujve thonë se do t’i shtonin disa centimetra në gjatësinë e tyre të trupit po të ishte e mundur përmes ndërhyrjeve kirurgjike. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO