Persona të maskuar sulmojnë me armë zjarri patrullën e Policisë në Podujevë

Disa persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të policinë, pas një tentim grabitje në qytetin e Podujevës.

Lajme

12/10/2018 21:09

Prokurori, Ibrahim Berisha ka dhënë detaje për këtë rast.

“Disa persona të maskuar me një automjet të tipit Opel pa targa, kanë tentuar të grabisin një filiale të një banke në afërsi të Doganës së Kosovës. Të njëjtit nuk kanë arritur të grabisin asgjë pasi që kanë vërejtur zyrtarët policor. Më pas të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia pasi i ka verifikuar si të dyshuar ka filluar t’i ndjekë nga pas. Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri por fatmirësisht askush nuk është lënduar dhe nuk ka pasur dëmtime materiale në veturën e policisë. Prokuroria së bashku me Policinë e Kosovës janë duke u marrë me rastin ndërsa dyshohet se të njëjtit janë recidivistë të së njëjtës vepër”, tha Berisha për kallxo.com.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës ende nuk kanë dhënë detaje.