Persona të armatosur hynë në shtëpinë e French Montanës

Shtëpia e French Montanës në Kalabasas ka qenë cak i sulmit në mëngjesin e martës.

ShowBiz

01/08/2018 09:21

Të paktën dy të dyshuar të armatosur hynë në rezidencën e reperit 33 vjeçar, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Lajmin për “People” e ka konfirmuar zëdhënësi i departamentit të policisë së Kalabasit.

Grabitja e armatosur kishte ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit, megjithatë pas arritjes së policisë, të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse diçka është marrë nga shtëpia dhe nuk dihet nëse Montana ishte në shtëpi. /Lajmi.net/