Persona të armatosur grabisin argjendarinë në Prishtinë, policia jep detaje /FOTO

Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një grabitje në një argjendari në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajme

23/01/2018 19:06

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë lajmi.net se nën kërcënimin e armeve persona të dyshuar kanë grabitur ari.

“Rreth orës 18 e kemi pranuar informacionin për një rast grabitje që ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë . Rasti ka ndodhur në një argjendari ku nen kërcenimin e armeve persona te dyshuar kane grabitur  një sasi te arit. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmet. /Lajmi.net/

27265102_2245615655464110_1991686940_o 27265060_2245615485464127_1272679510_o 27329681_2245615352130807_989326670_o 27042932_2245615262130816_97227447_n