Përshëndeten Mustafa dhe Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka qëndruar sot në shtëpinë e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, për një takim përshëndetës.

Lajme

11/09/2018 14:59

Në një komunikatë të lëshuar nga LDK-ja, thuhet se Mustafa e Delawie folën edhe për zhvillimet aktuale.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa për një takim përshëndetës ka pritur Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie.

Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka falenderuar Ambasadorin Delawie, për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës.

Kryetari Mustafa dhe Ambasadori Delawie biseduan edhe për çështjet tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e SHBA-ve.