Përsëri tërmet në Shqipëri

Shqipëria vijon të jetë një zonë sizmike aktive, ndërsa kohët e fundit janë regjistruar shumë lëkundje të tokës.

Lajme

14/10/2018 09:19

Tërmeti më i fundit është regjistruar gjatë natës së kaluar me epiqendër në qytetin e Gjirokastës.

Sipas Institutit të Gjeoshkenacave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) tërmeti me magnitudë 3.3 ballë është regjistruar në orën 02:58 minuta.

Thellësia e tërmetit ka qenë 3 kilometra. Nuk ka njoftime për dëme materiale si pasojë e lëkundjeve të tokës.