Përsëri probleme me Wireless në pajisjet iOS

Edhe pas përditësimit më të fundit 8.1.1 në sistemin iOS, ankesat për humbje të sinjalit të wireless-it vazhdojnë nga përdoruesit e pajisjeve të Apple.

Auto & Tek

26/11/2014 17:22

Por, tani shkaktari i këtij problemi duket se është gjetur. Krijuesi Mario Ciabarra gjeti se ‘Apple Wireless Service Direct Link (AWDL)’ është duke e shkaktuar problemin.

Shërbimi po e pengon lidhjen e wireless-it, kështu mendon krijuesi Ciabarra. Por, fatkeqësisht, ky shërbim është shumë i rëndësishëm, pasi që pa AWDL nuk punojnë karakteristikat si AirDrop dhe AirPlay, transmeton Lajmi.net.

Lajmi i mirë është se AWDL mund të fiket në mënyrë manuale. Ju duhet ta shënoni këtë komandë në linjën e komandave në Mac OS X Yosemite: sudo ifconfig down awdl0, për t’i përmirësuar problemet me Yosemite Wi-Fi. 

Për ata të cilët dëshirojnë të kenë lidhje të wireless-it më të shpejtë, kjo është një alternative shumë e mirë. Por gjithsesi Apple do të duhet ta marrë nën kontroll këtë problem dhe ta rregullojë vetë.