“Përsëri, do padisim serbët dhe Serbinë për gjenocid”

Kryetarja e Shoqatës së Nënave të Srebrenicës, Zepës Munira Subasic ka thënë se do padisin serbët dhe Serbinë për gjenocid.

Lajme

23/03/2017 19:03

Ajo ka thënë, se tani është një ekip më i madh i njerëzve  nga e gjithë bota që do ta ndihmojnë që të padisin Serbinë për gjenocid, transmeton lajmi.net.

Ajo ka thënë, se kurrë nuk është vonë për të arritur drejtësi, duke shtuar se janë të gatshme për një veprim të tillë me Serbinë, edhe në qoftë se zgjat 50 vjet.

Kryetarja e Shoqatës së Grave për Viktimat e Luftës, tha se ishte “e turpshme” që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kishte refuzuar kërkesën për rishikimin e gjykimit të paraqitur nga Bosnja dhe Hercegovina kundër Serbisë.

Presidenti i Unionit të Shoqatave boshnjake Ahmet Grahiq, tha se qëllimi i kësaj padie është që shoqatat të mposhtin zbatimi i vendimit të GJND-së në vitin 2007, sipas të cilit Serbia nuk ka qenë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës. /Lajmi.net/