Përse ushtrimet kardiovaskulare janë të rëndësishme?

Ushtrimet kardiovaskulare duhet të jenë ndër primaret në rutinat ushtrimore.

Lifestyle

16/01/2017 11:58

Ky lloj i ushtrimeve e prezanton çdo lëvizje e cila i rrit të rrahurat e zemrës për ta përmirësuar qarkullimin e oksigjenit trupor, transmeton Telegrafi.

Ndër ushtrimet kardio janë ecja, noti, çiklizmi, vrapimi etj.

Për sa shumë ushtrime kardio keni nevojë?

Kolegji Amerikan i Mjekësisë së Sporteve rekomandon se të gjithë të rriturit nën moshën 65 vjeçe të ecin të paktën 30 minuta në ditë, apo të vrapojnë për minimumi 20 minuta në ditë.

Çfarë efekte shëndetësore sjellin ushtrimet kardio?

– Zvogëlojnë masën dhjamore trupore

– Rrisin madhësinë e trurit

– I zvogëlojnë nivelet e kolesterolit në gjak dhe nivelet e triglicerideve

– E përmirësojnë funksioniin e zemrës

– E zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së osteoporozës

– Promovojnë përqendrim më të mirë

– Zvogëlojnë stresin

– Parandalojnë depresionin etj.

Prandaj, mos mendoni dy herë dhe futni ushtrimet kardio në aktivitetet tuaja ditore për ta përmirësuar pamjen fizike dhe shëndetin e zemrës. /Telegrafi/