Përse thinjen njerëzit?
Autori: arlinda shëndeti 16:10, 9 nëntor, 2013
Thinjat
Thinjat

Vitet janë diçka që nuk mund t’i menaxhojmë apo t’i ndalim dhe thinjat janë pjesë e procesit jetësor, kështu që të gjithë ne do të shkojmë drejt thinjave të flokut në një pikë të jetës. Por, përse ndodhin ato? Si mund t’i ndalim apo menaxhojmë ato?

Pse ndodh kjo?

Floku është në fillim i bardhë dhe më pas formohen pigmentet, duke krijuar një miks, i cili krijon ngjyra të ndryshme të flokëve. Kjo është arsyeja se përse kemi ngjyra të ndryshme të flokëve. Pigmentet e njohura si ‘Melanin’, kur ndalën së qeni aktivë apo së prodhuari ngjyra, fillojnë thinjat e flokëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga faktorët që mund t’i ndryshojnë pigmentet e flokëve dhe që shkaktojnë thinjat:

1. Gjenetika

Ka diçka që quhen thinja të parakohshme. Njerëzve të caktuar u thinjen flokët kah të 20-tat. Kjo ndërlidhet me disa arsye, si stresi, por mbi të gjitha lidhet me gjenet. Gjenet do ta përcaktojnë se kur do të thinjeni.

2. Pirja e duhanit

Kjo e përshpejton thinjat e flokëve. Sipas studimeve, duhanpirësit kanë katër herë më shumë mundësi të thinjen sesa njerëzit e zakonshëm.

3. Anemia

Mungesa e vitaminave B, ‘Thyroid’ dhe të gjakut, mund ta shkaktojnë thinjen e parakohshme.

4. Medikamentet

Disa medikamente mund të ndikojnë në trupin tuaj dhe në flokët tuaj.

5. Vitet

Me kalimin e viteve, fillon reduktimi i ‘Melanin’. Flokët fillojnë të thinjen dhe eventualisht bëhen të bardhë.

6. Përdorimi i hidrogjenit

Ky kemikal mund të ndikojë që gradualisht të humbet ngjyra e flokut.

Komento
Emri
E-mail
Shkruaj komentin
Kodi i verifikimit

VËREJTJE!

Redaksia ndalon komentet ofenduese dhe ato që nxisin urrejtje. Komentet e postuara me anë të Facebook-ut janë përgjegjësi individuale e lexuesve, kurse komentet tjera do të shqyrtohen për aprovim.

Fotolajm

Parisi në “syrin” e shqiponjës
  • Kjo pamja mahnitëse e kryeqytetit francez, Parisit, është kapur me anë të një kamere të vogël të ngjitur në shpinën e një shqiponje, në momentin e fluturimit të saj nga Kulla Eifel. Foto: Sony

Social

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO

abonohuni TANI