Përse thinjen njerëzit?

Vitet janë diçka që nuk mund t’i menaxhojmë apo t’i ndalim dhe thinjat janë pjesë e procesit jetësor, kështu që të gjithë ne do të shkojmë drejt thinjave të flokut në një pikë të jetës. Por, përse ndodhin ato? Si mund t’i ndalim apo menaxhojmë ato? Pse ndodh kjo? Floku është në fillim i bardhë…

Lifestyle

09/11/2013 16:10

Vitet janë diçka që nuk mund t’i menaxhojmë apo t’i ndalim dhe thinjat janë pjesë e procesit jetësor, kështu që të gjithë ne do të shkojmë drejt thinjave të flokut në një pikë të jetës. Por, përse ndodhin ato? Si mund t’i ndalim apo menaxhojmë ato?

Pse ndodh kjo?

Floku është në fillim i bardhë dhe më pas formohen pigmentet, duke krijuar një miks, i cili krijon ngjyra të ndryshme të flokëve. Kjo është arsyeja se përse kemi ngjyra të ndryshme të flokëve. Pigmentet e njohura si ‘Melanin’, kur ndalën së qeni aktivë apo së prodhuari ngjyra, fillojnë thinjat e flokëve.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga faktorët që mund t’i ndryshojnë pigmentet e flokëve dhe që shkaktojnë thinjat:

1. Gjenetika

Ka diçka që quhen thinja të parakohshme. Njerëzve të caktuar u thinjen flokët kah të 20-tat. Kjo ndërlidhet me disa arsye, si stresi, por mbi të gjitha lidhet me gjenet. Gjenet do ta përcaktojnë se kur do të thinjeni.

2. Pirja e duhanit

Kjo e përshpejton thinjat e flokëve. Sipas studimeve, duhanpirësit kanë katër herë më shumë mundësi të thinjen sesa njerëzit e zakonshëm.

3. Anemia

Mungesa e vitaminave B, ‘Thyroid’ dhe të gjakut, mund ta shkaktojnë thinjen e parakohshme.

4. Medikamentet

Disa medikamente mund të ndikojnë në trupin tuaj dhe në flokët tuaj.

5. Vitet

Me kalimin e viteve, fillon reduktimi i ‘Melanin’. Flokët fillojnë të thinjen dhe eventualisht bëhen të bardhë.

6. Përdorimi i hidrogjenit

Ky kemikal mund të ndikojë që gradualisht të humbet ngjyra e flokut.