Përse Ter Stegen thotë se ia ka frikën Fernando Torresit?

Fernando Torres është lojtari që ia ka frikën Marc Andre Ter Stegen.

Sport

02/03/2018 22:05

As Antonio Griezmann, as Diego Costa, as Koke, as Saul e as Gamiero, nuk bëjnë pjesë në listën e lojtarëve që frikësojnë portierin e Barcelonës.

Këtë e ka thënë vetë portieri gjerman, në prag të ndeshjes mes Barcelonës dhe Atletico Madridit.

Për Ter Stegen, lojtari për t’u pasur frikë është Fernando Torres, golin nga të cili e pranoi në minutën e parë të ndeshjes në edicionin e kaluar, e kujton ende.

Por, vështirë të mendohet se Torres do të ketë minuta në këtë sfidë, para sulmuesve tjerë të Atleticos.

Barcelona të dielën nga ora 16:45 do të përballet me Atletico Madridin në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të./Lajmi.net/