Përse shkronjat F dhe J të tastierës kanë nga një shenjë

Shikoni me kujdes shkronjat “F” dhe “J” në tastierën e kompjuterit. Të dyja këto shkronja kanë nga një shenjë të veçantë.

Fun

23/02/2016 22:31

 

Por përse është kjo shenjë pikërisht tek tastet e këtyre dy shkronjave?

Kur kemi duart mbi tastierë, dora e majtë mbulon shkronjat “A,S,D,F”, ndërsa e djathta duhet të mbulojë “L,K, J”.

Ndërsa gishtat e mëdhenj mbulojnë qendrën e tastierës.

Vetëm në këtë mënyrë mund të mbulosh me sy mbyllur të gjitha shkronjat pa kërkuar shkronjat në tastierë.

Pra shkronjat F dhe dhe J nuk janë shënjuar kot.

E ka shpikur këtë June E. Botich për të përmirësuar punën në kompjuter.