Përse shkencëtarët po bëjnë thirrje të mos bëni tosta shpesh

Tostieri mund të ekspozojë familjet në më shumë ndotje ajri sesa qëndrimi pranë një rruge që është e zënë në trafik, sipas një studimi.

Lifestyle

17/02/2019 22:04

Shkencëtarët thanë se tostierët, përveç qirinjave aromatike, shporetëve me djegie druri mund të krijojnë ndotje kur njerëzit gatuajnë dhe pastrojnë brenda shtëpive të tyre.

Një studim nga Universiteti i Teksasit në Austin zbuloi se tostierët lëshojnë grimcat toksike në ajër që nga momenti kur ndezet, njoftoi Sunday Times.

Mënyra më e sigurt për të bërë ushqimin e mëngjesit është të lejoni që buka të bëhet një ngjyrë kafe e lehtë, thanë ekspertët.

Duke folur në një takim të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës, Marina Vance, kryesuesja e studimit, tha:”Sa herë të bëni tost, tostieri fillon të ngroh mbeturinat në tharësit që kanë mbetur vajrat”.

“Kjo çon në atë që do të konsiderohet niveli i ndotjes së ajrit” shumë i ndotur”në krahasim me standardet e cilësisë së ajrit në natyrë”, përfundoi ajo. /Lajmi.net/