Përse nuk mund ta riktheni vezën e thyer? Lidhet me origjinën e universit, ‘përplasje’ mes shkencës dhe fesë!

Kur zgjoheni në mëngjes dhe e theni një vezë në tigan që ta bëni ushqimin tuaj, nuk do të thotë që mund të bëni shumë gjëra me të. Ju nuk mund ta rivendosni vezën në gëzhojën e saj sërish.

Fun

09/03/2018 10:31

Parimi që e bën të pamundur për ju ta riktheni vezën në gjendjen që ka qenë është i njejti parim që e bën të pamundur rikthimin e universit në një Big Bang, kjo e shpjegon pse koha ecë vetëm përpara.
Ky parim quhet entropi, shkruan curiosity, transmeton lajmi.net

Ja një fakt:
Ligji i lëvizjes së Njutonit nuk ka problem me mos thyerjen e vezës. As mekanika kuantike gjithashtu. Mirëpo ligji i dytë i termodinamikës thotë se ekziston një tendencë e natyrshme për vendosjen e gjërave në këtë formë, dhe kjo njihet si entropi.
Pra, entropia është diçka që nuk kthehet pas, duke shkuar nga entropia e ulët deri te më e larta.

Ekziston një implikim interesant në ligjin e dytë të termodinamikës. Për shkak se të gjitha proceset termodinamike, çdo gjë që përfshin transferimin ose konvertimin e energjisë së ngrohjes, duhet të rezultojë në një rritje të entropisë, pra ato janë të pakthyeshme.
Pra sipas këtij parimi, nëse asgjë nuk është e kthyeshme, nuk është as koha. Koha gjithmonë rrjedh në drejtim të entropisë.

Natyrisht, kjo sjell një pyetje të re. Të gjithë mund të pajtohemi se universi është me të vërtetë masiv, dhe siç quhet, Big Bangu, tregon për natyrën dhe origjinën e universit dhe ligjet që e qeverisin atë. Shkencëtarët paraqesin shumë shpjegime, mirëpo të gjitha të bazuara në teori.

Krahas këtij parimi dhe pyetjeve që zgjohen nga shkencëtarët, përgjigjet për origjinën e universit shprehen në librat e shenjtë, Biblën dhe Kuranin.

Ka ngjashmëri në mes të ngjarjeve biblike dhe islamike. Për shembull, bashkë Bibla dhe Kurani përshkruajnë diellin duke u ngritur dhe perënduar. Kjo është një mënyrë tipike për të përshkruar mbarimin e një ditë qoftë edhe në kohët moderne, sidoqoftë Kurani shkon përtej asaj që Bibla mëson mbi lëvizjet e diellit dhe hënës. Për shembull, pohon që një njeri i fuqishëm e kishte parë diellin duke zbritur në një pellg balte (lym të zi) në perëndimin e largët. Krahas kësaj Kurani shpjegon që dielli dhe hëna sillen rreth tokës dhe nuk lejohen të prekin njëra tjetrën.

Ka po ashtu dallime në mes të Biblës dhe Kuranit. Një shembull ka të bëjë me malet. Bibla përshkruan se si toka ishte mbuluar me ujë deri sa toka doli mbi detin, por Kurani deklaron që toka ishte rrafshuar (shtruar) dhe pastaj malet ishin vënë nga lartë. Malet janë vendosur në tokë për ruajtur tokën nga rrëshqitja anash.

Vargu i parë i Biblës përshkruan si dielli dhe hëna, së bashku me qiellin dhe tokën qenë krijuar, megjithatë, Bibla e bën të qartë se dielli dhe hëna nuk ishin bërë për të funksionuar nëpër periudha të caktuara deri në “ditën e katërt”. Të krishterët që besojnë tek krijimi pohojnë që kjo ka mundur të jetë për shkak të një reje të dendur që kishte mbuluar tokën. Kurani thekson që dielli dhe hëna qenë krijuar pas tokës. Kurani vazhdon të zbuloj që ato ishin të varura në kupën qiellore.

Kurani shton informata të cilat nuk gjenden në Bibël. Për shembull, Bibla nuk flet asgjë rreth qëllimit të “qitjes së yjeve”, ndërkohë që Kurani shpjegon se ka predha të zjarrta që ndjekin xhinët për të mos dëgjuar atë që ndodh mbi kupën e qiellit ku është Allahu në fronin e tij. (Kurani mëson që “xhinët” janë qenie shpirtërore, ndoshta më së miri krahasohen me demonët, ndonëse jo të gjithë prej tyre janë të ligë. Ata mendohet të kenë vullnetin e lirë dhe disa prej tyre janë bërë myslimanë.)
Kozmologjia e Kuranit duket në përputhje me diturinë e arabëve të kohës së Muhamedit. Me siguri nuk duket të jetë në përputhje me shkencën moderne.

Kështu është origjina e universit sipas vargjeve kuranore:

Krijimi është përfunduar për gjashtë ditë (10:3).
Për katër ditë u krijua toka. Pastaj vëmendja është kthyer nga qielli, që ishte ende tym. Brenda dy dite shtatë qiej janë krijuar me qiellin e poshtëm të zbukuruar me drita (41:10-12).
Çdo gjë në tokë është krijuar para se Allahu të kthehet nga qielli që krijoi shtatë nivele të qiejve (2:29, 41:10-12).
Toka u shtrua apo u shoshua gjatë procesit të krijimit (88:20, 15:19, 79:30).
Malet janë vendosur nga lartë në tokë si pesha të mëdha të palëvizshme apo kunja në mënyrë që ta mbajnë tokën e rrafshët nga të lëvizurit (15:19, 21:31, 31:10, 88:19, 16:15, 79:32, 78:7).
Qielli ishte ende mjegullinë pas mbarimit të tokës me qeniet e gjalla dhe kodrat (41:10-11, 2:29).
Qielli është ndërtuar si një kupë (kulm) mbi tokën (2:22, 21:32).
Ishte ngritur lartë si një tendë (79:28).
Vazhdon të jetë i mrekullueshëm duke mos pasur shtylla të dukshme apo ndonjë zbrazëti (31:10, 50:6). Është ndërtuar, zbukuruar dhe ornamente të ndritshme dhe nuk ka ndonjë zbrazëti apo defekt (50:6). Vazhdon të mbetet kërcenim sepse copa të qiellit mund të rrëzohen mbi ndonjë person si një formë dënimi (34:9).
Mbi tokë janë ndërtuar shtatë nivele të qiejve të cilat në mënyrë të mrekullueshme mbahen nga të rrëzuarit. Qielli më i poshtëm është zbukuruar me llamba ndriçuese (41:12, 67:5).
 Qielli është dekoruar me shenja zodiaku për t’u bërë i bukur (15:16, 25:61).
Pasi shtatë qiejt ishin krijuar mbi tokën, dielli ishte vënë në shërbim (13:2-3, 78:12-13).
Dielli është një llambë ndriçuese (25:61, 78:13).
Dielli noton në galaktikën e saj dhe vjen tek vendi i pushimit (36:40, 18:86).
Dielli nuk është i lejuar të takohet me hënën dhe as hëna nuk lejohet të tejkaloj diellin ndërsa vrapojnë nëpër orbitat e tyre (36:37-40, 21:32-33)

/Lajmi.net/

 

Burimi:
Curiosity.com
Answering-islam.org