Përse nuk duhet ta pastroni fytyrën kur bëni dush

Nëse vazhdimisht kujdeseni për lëkurën apo thjesht përpiqeni t’i ndiqni rregullat bazike të shëndetit të lëkurës, atëherë edhe ju mund të jeni duke bërë diçka gabim.

Lifestyle

24/10/2017 14:59

 

Ekspertët tregojnë se nëse e pastroni fytyrën gjatë kohës kur bëni dush, ju mund të jeni duke bërë më shumë dëme sesa dobi.

“Uji i nxehtë që vjen direkt në fytyrën tuaj nga tushi mund t’jua heqë vajrat natyral dhe të bëjë që lëkura të jetë e dobët dhe e çarë”, ka treguar Charlotte Cho.

Prandaj, më e këshillueshme është që para se të futeni në dush, përpiquni ta pastroni fytyrën në lavaman me ujë të vakët.