Përse ndjejmë dhembje kur i lidhim flokët

Të gjithë e kemi parasysh momentin, pas një dite të gjatë kur e heqim kapësen nga flokët dhe ndjejmë një dhembje.

Lifestyle

15/03/2017 01:20

Përse ndodhë që nga një kapje e lehtë e flokëve, që e përdorim për të shpëtuar flokët nga hekuri në ditët kur ato nuk duken aq mirë, shkakton aq shumë dhembje?

Sipas ekspertëve të medicinës, përgjigjja qëndron në nervat tona.

Sipas Huffington Post, dermatologët shpjegojnë se nuk janë flokët ato që realisht na çojnë drejt asaj dhimbjeje, por nervat me të cilat janë lidhur. Kur flokët lidhen ato fillojnë të humbasin ndjeshmërinë e tyre, të cilën e ndjejmë edhe gjatë krehjes së tyre, shkruan KosovaPress.

Krehja dhe vendosja e tyre në një drejtim të caktuar për një kohë më të gjatë, pamundëson qëndrimin e tyre të lirë dhe ngacmon lëkurën e kokës. Për ata që preferojnë thënien “bukuria është dhembje”, ky është një shembull konkret.